Site icon Telegrafi

Nesër në Shkup protestohet kundër ndotjes së ajrit

Gjatë ditës së nesërme do të mbahet protestë e re kundër ndotjes së ajrit që e organizon lëvizja rinore ‘Të premtet për ardhmërinë e Shkupit”.

Të revoltuar për mosmiratimin e Ligjit kundër importimit të mbeturinave, lëvizja caktoi që në orën 15:00 para Kuvendit të protestohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Protesta ka të bëjë për deputetët të cilët, sipas tyre, e kanë zgjatur tepër shumë miratimin e Ligji për importimin e mbeturinave.

Lexo po ashtu Shkupi në vendin e katërt në botë për nga ndotja e ajrit

“Në nëntor të vitit 2019, nga Qeveria kërkuan të miratohet ligj i ri deri në fund të vitit. Deputetët filluan të merren me këtë problem deri ka fundi i janarit dhe vazhdojnë të arsyetohen që të mos përmbushin kërkesën. Kjo protestë është për to dhe duhet të mbahet derisa ata ndodhen në Kuvend”, shprehen nga kjo lëvizje./Telegrafi/

Exit mobile version