Site icon Telegrafi

Nesër në Prishtinë do të përkujtohet Astrit Dehari

Nesër në Prishtinë do të mbahet një aktivitet simbolik në përkujtim të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili vdiq më 5 nëntor 2016, teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti”, ka njoftuar se ky aktivitet po bëhet për të shprehur solidaritetin dhe dhimbjen me familjen Dehari.

“Ju ftojmë që me datë 28 tetor (ditë e hënë) nga ora 18:00, ta përcjellni aktivitetin simbolik në përkujtim të Astrit Deharit e që do të mbahet në rrugën Rexhep Luci (afër Kino ABC) në Prishtinë. Aty, ku tashmë edhe është ngrit një mural përkujtimi për Astrit Deharin, do të mbledhemi së bashku në një aktivitet përkujtimor për ta shprehur solidaritetin dhe dhimbjen tonë me familjen Dehari. Derisa familja Dehari do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj rrugëkalimi do të mbulohet me qirinj, lule e kartolina me mesazhe për familjen e Astrit Deharit. /Telegrafi/

Exit mobile version