Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se dita e nesërme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse të shtunën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe priten edhe reshje shiu.
Sipas IHK, temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.
Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s. /Telegrafi/