Telegrafi

Nesër në Kosovë, mot me vranësira dhe riga lokale shiu

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, me mundësi rigash lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovë (IHMK)s, në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

“Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. /Telegrafi/