Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës nesër (e diel) mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/