Mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme.
Sipas Prishtina Weather të shtunën do të ketë intervale me diell e ftohtë. Ditën e diel pas ngricave dhe mjegullës në mëngjes, në mbrëmje priten sërish reshje shiu.
Shi vazhdon të bie edhe ditën e hënë, që më vonë shndërrohet në borë, e vazhdon edhe ditën e martë, kur vonë në mbrëmje reshjet pushojnë.
Moti më stabil, pushon edhe erërat, e ndotësit mund të mbesin më të përqendruar pranë sipërfaqes, e orëve të mbrëmjes të shtunën dhe dielën në mëngjes, indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.
Temperaturat do të jenë mjaft të ndryshueshme në ditët e ardhshme.
Minimalet deri të dielën zbresin edhe në -2C, e të hënën rriten në 4C, për pësuar një rënie edhe deri në -5C të mërkurën.
Ndërkaq maksimalet nga 6C të shtunën, rriten në 10C ditën e diel, më pas me një rënie deri në 1C ditën e martë.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme gjatë kësaj periudhe, kryesisht nga verilindja e juglindja, e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.
Shtypja atmosferike në rënie ditëve të fundjavës, e më pas me tendencë të rritjes. /Telegrafi/