Të dielën (nesër) mbi vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kjo situatë stabile meteorologjike vjen si rezultat i masave të qëndrueshme të ajrit, të cilat do të jenë prezent mbi territorin tonë.
Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Kosovës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve.
Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/