Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot me temperatura të ulëta dhe me reshje shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, reshjet e borës më të fokusuara parashihen në viset e larta malore.
Sa i përket temperaturave, ato do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.
Kushtet biometeorologjike mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës ( të hënën dhe ditën e marte). /Telegrafi/