Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/