Telegrafi

Nesër mot i vranët dhe intervale me diell

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, njofton IHMK-ja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit. /Telegrafi/