Gjatë ditës së mërkurë mbi vendin tonë do mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu në orët e paradites.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të vazhdojë situata meteorologjike të mbetet labile. Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të ardhur nga pjesa veriperëndimore e kontinentit.
Si rezultat i këtyre parametrave labil, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e para të ditës parashihet të vazhdojnë reshjet e shiut, transmeton Telegrafi.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s. /Telegrafi/