Telegrafi

Nesër mot pjesërisht i vranët dhe me diell

Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të stinës së dimrit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës, njofton Telegrafi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /telegrafi/