Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot i ftohtë, pjesërisht i vranët dhe me diell, kurse në mëngjes në shumë zona do të ketë mjegull.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me fjolla të lehta bore.
Në shumë zona do të ketë mjegull, ndërsa ngricat paraqiten në gjithë territorin e vendit. Shtypja atmosferike po shënon ngritje graduale, përcjell Telegrafi.
Në fushat termike do të kemi ndryshim të theksuar në të dy rrafshet e Kosovës, në Dukagjin temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, derisa rrafshi i Kosovës paraqitet me temperatura më të ulëta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -10 deri -9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës në gjithë territorin parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, shpejtësia mesatare e së cilës mund të arrijë deri 7m/s. /Telegrafi/