Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot pa të reshura, por me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.
Fushat me presion të lartë atmosferik të cilat e kanë përfshirë vendin do të vazhdojnë të mbeten aktive edhe për ditën e mërkurë.
Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot relativisht i qetë dhe me ngrica, ndërsa nëpër ultësira do të ketë kushte për formim të mjegullës.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në zero gradë Celsius.
Qarkullimi i masave të ajrit do të jetë i dobët dhe do të ndikoj negativisht në cilësinë e ajrit. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes, ndërsa pasdite nga juglindja. /Telegrafi/