Telegrafi

Nesër mot me diell, temperaturat deri në 18 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Pasdite në pjesën jugperëndimore dhe veriperëndimore do të ketë vranësira të lehta të cilat i takojnë stadit të lartë dhe të mesëm të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-3m/s. /Telegrafi/