Telegrafi

Sot mot me diell, por i ftohtë

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell, por i ftohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënojë vlera ekstrem të rritura. Do të fryjë erë nga drejtimi i  verilindjes me shpejtësi 1-7m/s. /Telegrafi/