Sipas parashkimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mbi vendin tonë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-32 gradë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Telegrafi/