Telegrafi

Nesër mbyllet java botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor

Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës bashkë me Policinë e Kosovës, Kolegjin “Tempulli” dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit “AMRKS”, të dielën do ta bëjnë mbylljen e javës botërore për përkujtimin e viktimave në trafikun rrugor.

Ky aktivitet shënohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30.

Në kuadër të kësaj fushate janë organizuar një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor.

Në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të shënuar këtë Ditë ndërkombëtare, Ministria e Infrastrukturës ka vendosur një automjet të aksidentuar me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që mos të jenë pjesë e statistikave në aksidente