Kryesia e Kuvendit të Kosovës, nesër do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në njoftimin e dërguar për media, thuhet se në rend dite është kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kjo kërkesë për seancë të jashtëzakonshme është bërë me inicimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e cila ka mbledhur nënshkrimet për të diskutuar në Kuvend kundër heqjes së taksës.
Dërgimin e këtyre nënshkrimeve në kryesinë e Kuvendit e ka bërë të ditur për Telegrafin, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër në orën 14:00. /Telegrafi/