Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë takim me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në njoftimin e bërë për media, thuhet se takimi do të mbahet në ora 11:00, ndërsa në rend të ditës do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.
Ky është takimi i parë i Kryesisë së Kuvendit, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryeparlamentare.
Osmani është zgjedhur në krye të Kuvendit, pas një seancë të jashtëzakonshme e cila është mbajtur ditën e hënë.
Për zgjedhjen e Osmanit kanë votuar 65 deputetë. /Telegrafi/