Nesër pasdite Komiteti qendror i OBRM-PDUKM-së duhet formalisht të vërtetojë vendimin për kongres të jashtëzakonshëm të partisë më 23 dhjetor në Vallandovë, në të cilin duhet të verifikohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit dhe të zgjidhet kryetar i ri i partisë.
Në takimin e nesërm pritet të verifikohen vendimet e Komitetit ekzekutiv të partisë, ndërsa jozyrtarisht më shumë emra përmenden si kandidatë të mundshëm për kryetar të OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/