Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë e Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet në orën 14:00.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Telegrafi.
Në rend të ditës janë katër pika: aprovimi i procesverbaleve të disa prej mbledhjeve të kaluara, shqyrtimi i propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore dhe shqyrtimi i propozim-vendimit për rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit./Telegrafi/