Site icon Telegrafi

Nesër mbahet takimi i liderëve partiak për tu njoftuar rreth bisedimeve për çështjen e emrit të Maqedonisë

Nesër do të mbahet takimi i liderëve partiak, me Kryeministrin Zoran Zaev dhe Ministrin e Punëve të Jashtme (MPJ), Nikolla Dimitrov.

Takimi do të mbahet në Klubin e Deputetëve në Shkup, kurse pjesëmarrës do të jetë edhe Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri Zaev tha në Ohër se në takim do të njoftohen liderët e partive politike për bisedimet me Greqinë, për çështjen e emrit.

Ky takim vjen Samitit të Sofjes, ku Zaev u takua me homologun e tij grek, Alexis Tsipras, ku janë shpalosur disa propozime, por njëri është i pranueshëm për të dy palët.

Përndryshe, në media përflitet emri “Ilindenska Maqedonia”, si propozim i pranueshëm nga të dyja palët, megjithëse nuk ka konfirmim zyrtar nga Shkupi e Athina./Telegrafi/

Exit mobile version