Telegrafi

Të mërkurën mbahet Samiti për Ukrainën në Tiranë, zbardhet agjenda

Është zbardhur agjenda e Samitit për Ukrainën që mbahet të mërkurën në Tiranë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky  të mërkurën do të pritet nga kryeministri Rama në orën 09:00 në ambientet e Kryeministrisë.

Pas takimit kokë më kokë pritet që të ketë edhe një takim bilateral mes dy delegacioneve. Ky takim sipas agjendës është parashikuar të fillojë në orën 09:30 dhe do përfundojë me firmosjen e një marrëveshje.

Në orën 11:00 pritet që liderët të mbërrijnë në pallatin e Kongreseve ku do të zhvillohet më pas Samiti.

Agjenda e Samitit të Ukrainës (28 shkurt 2024)

09.00 – Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 – Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 – Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 –  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 – ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 – Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 – ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp.