Site icon Telegrafi

Nesër mbahet referendum për xeheroret në Bosillovë

Nesër në komunën e Bosillovës do të vendosen kutitë e votimit në 19 vend votime ku qytetarët në referendum do të kenë mundësi të japin mendimin e tyre, a janë ‘për’ ose ‘kundër’ punës së xeherores për bakër dhe ar Illovica dhe për hapjen e xeheroreve të reja për hapjen e xeheroreve të reja në komunën e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në listën zgjedhore janë të regjistruar 12.301 qytetarë me të drejtë vote dhe kushti që ky referendum të jetë i suksesshëm është të votojnë 6.151 vota ose 50 për qind dhe një votë shtesë.

Në rajonin e Strumicës, më 17 shtator për çështjen e xeheroreve referndum do të mbahet edhe në komunën Novo Sello./Telegrafi/

Exit mobile version