Site icon Telegrafi

Nesër mbahet konferencë ‘Zgjedhje të Lira 2016’

Civil – Qendra për Liri, organizon Konferencë “Zgjedhje të Lira 2016” më 22 nëntor (e martë), në Hotelin Kontinental, me fillim në ora 12, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Si pjesëmarrës në konferencë janë të ftuar liderët ose përfaqësuesit e lartë të partive politike, gjegjësisht, koalicioneve të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, dhe anëtarë të ekipit ekspert të CIVIL.

Konferencën do ta hapë Ekselenca e Saj, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Christine D. Althauzer.

Në konferencë janë të ftuar qytetare dhe qytetarë të interesuar, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe mediat.
Konferenca “Zgjedhje të Lira 2016” do të mundësojë debat mes partive politike dhe opinionit ekspert, për sfidat elementare në procesin zgjedhor. Në fillim parashihet që një përfaqësues i CIVIL të paraqesë raportin më të ri nga monitorimi zgjedhor.

Pas prezantimit të CIVIL, ekspertët do t’i paraqesin perceptimet për sfidat elementare dhe do të propozojnë zgjidhje urgjente me të cilat do të sigurohen kushte për zgjedhje të lira më 11 dhjetor. Pas paraqitjes së ekspertëve, përfaqësuesit e partive politike do të kenë mundësi të ndajnë qëndrimet dhe përvojat e tyre për këtë temë. Në pjesën e dytë të konferencës, pason sesioni për pyetje dhe komente.

Paralajmërimi për prezencë duhet të dërgohet në civil@civil.mk, http://www.slobodniizbori.info/prijava ose 02/5209176. /Telegrafi/

Exit mobile version