Site icon Telegrafi

Nesër “Lufta në kohën e dashurisë” në Teatrin Kombëtar (Foto)

Nesër me datë 12 shkurt nga ora 20:00, në Teatrin Kombëtar të Kosovës jepet repriza e shfaqjes “Lufta në kohën e dashurisë.

Në shfaqjen “Lufta në kohën e dashurisë”, katër gra të çuditshme të Kosovës rrëfejnë intimitetet, pasionet, marrëzitë, sekretet dhe dëshirat e tyre. Ato kanë krijuar një botë të përbashkët imagjinare, ku loja e argëtimi bëhen streha e tyre për të mbijetuar.

28 skenat e shfaqjes fluturojnë para publikut, si në përrallat me magjistarë, duke shpalosur me humor, stereotipe e klishe sentimentale, tregime e muhabete grash: për dashurinë, frikën, hakmarrjen, e të shkuarën e trishtë.

Në këtë shfaqje me autor Jeton Neziraj dhe regji të Blerta Neziraj luajnë aktorët Shkëlzen Veseli, Aurita Agushi, Shengyl Ismaili, Albulena Kryeziu dhe Molikë Maxhuni./Telegrafi/



Exit mobile version