Gjatë kësaj sezone janë publikuar një sërë projektesh nga artistët shqiptar.
Në mesin e tyre kishte më shumë bashkëpunime, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme.
Kështu, Lumi B dhe Bardhi kanë vendosur që të bashkojnë forcat për të sjell një duet.
“Qef” mban titullin prodhimtaria muzikore, e cila në platforma digjitale do të lansohet nesër.
Ndërkohë, Bardhi në një postim në rrjetin social Instagram ka zgjedhur të publikojë sekuenca nga kënga e re.
Ai shihej i veshur me ngjyra verore, derisa me disa modele po argëtohej nën tingujt e muzikës.
Vlen të përmendet se fansat e dyshes mezi po presin këngën e dyshes së njohur. /Telegrafi/