Këngëtarja Adelina Berisha ka gati tashmë projektin e saj më të ri.
Nesër (e mërkurë) në orën 18:00 ajo do të prezantojë për fansat këngën dhe klipin e saj më të ri “Bonita”.
“Këngën e ka bërë BigBang ndërsa tekstin e ka shkruar reperi Gjiko. Redbox po kujdeset për klipin”, ishte shprehur ditë më parë Adelina në një prononcim për Telegrafin.
Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Adelina i ka pralajmëruar fansat për dukjen e saj në klipin e ri.
Edhe këtë herë, ajo do të shfaqet mjaft seksi dhe atraktive. /Telegrafi/