Ditën e nesërme ndrohet ora dimërore me atë verore, pra akrepat do të lëvizin një orë më tutje, pikërisht në ora 2 të mëngjesit të hershëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ndrimi i orës nga dimërorja në veroren për herë të parë ka ndodhur në vitin 1916 në shtetet e Evropës veriore, kurse sot praktikohet në 70 shtete të ndryshme të botës.
Evropa perëndimore e ka zbatuar ndrimin e orës në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, me arsyetimin se harxhohet më pak energji elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, dita e punës bëhet më efikase, etj.
Në ish-Jugosllavi, rrjedhimisht edhe në Maqedoni, ndrimi i orës nisi të zbatohet më 27 mars të vitit 1983, ndërkaq ora verore do të zgjatë deri në javën e fundit të tetorit, në ora 3 të mëngjesit, kur akpreat do të kthehen një orë mbrapa./Telegrafi/