Telegrafi

Nesër hedhet shorti: Këto janë 48 skuadrat dhe vazot në Ligën e Evropës

Janë mësuar edhe 22 ekipet e fundit që do të marrin pjesë në fazën grupore të Ligës së Evropës.

UEFA ka konfirmuar 48 skuadrat dhe vazot për shortin e nesërm(premte), që do të mbahet në Monaco nga ora 13:00 pasdite, me orën tonë lokale, të vlefshme për Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Këto janë grupet e Ligës së Kampionëve

Në vazon e parë do të kemi skuadra si Interi, Manchester United, Fiorentina, Schalke, Villarreal dhe Shakhtar Donetsk, ndërsa në vazon dy do të ketë skuadra si Roma, Fenerbahce, St-Etiene dhe Salzburg.

Në vazon e tretë dhe të katërt bënë pjesë ekipe më të vogla, ku spikasin Gent, Southampton, Celta Vigo, Feynoord, Sassuolo dhe Panthinaikos.

Lexo po ashtu Roberto Carlos e monton shortin në Ligën e Kampionëve? (Video)

Kujtojmë se finalja do të zhvillohet stadiumin polak të qytetit të Solnas, “Frends Arena”.

Vazo 1: Schalke, FC Zenit, Manchester United, Shakhtar Donetsk, Athletic Club, Olympiakos, Villarreal, Ajax, Inter, Fiorentina, Anderlecht, Viktoria Plzen

Vazo 2: AZ Alkmaar, Braga, Salzburg, Roma, Fenerbahce, Sparta Prague, PAOK, Steaua Bucharest, Genk, APOEL Nicosia, Standard Liege, Saint-Etienne

Vazo 3: Gent, Young Boys, Krasnodar, Rapid Vienna, Slovan Liberec, Celta Vigo, Maccabi Tel-Aviv, Feyenoord, Austria Vienna, Mainz, FC Zurich, Southampton

Vazo 4: Panathinaikos, Sassuolo, FK Qarabag, FK Astana, Nice, Zorya Luhansk, Astra Giurgiu, Konyaspor, Osmanlispor, FK Qaba, Hapoel Be’er-Sheva, Dundalk. /Telegrafi/