Telegrafi

Nesër hapet tuneli në hyrje të Mitrovicës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se tuneli i Mitrovicës do të hapet nesër (e enjte).

Përurimi i tunelit do të bëhet në ora 14:00.

Lexo po ashtu Lekaj kërkoi punë cilësore në sanimin e tunelit në hyrje të Mitrovicës

“Të enjten(02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, transmeton Telegrafi.

Ky projekt ka kushtuar  afër 380 mijë euro, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.

Ndryshe, muaj më parë ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, dhe që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme.

Lekaj kishte theksuar se tuneli ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës./Telegrafi/