Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se tuneli i Mitrovicës do të hapet nesër (e enjte).
Përurimi i tunelit do të bëhet në ora 14:00.
“Të enjten(02.05.2019) pas rinovimit të tërësishëm nga MIT-ja me fillim në ora 14:00, përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, transmeton Telegrafi.
Ky projekt ka kushtuar afër 380 mijë euro, ndërsa tuneli ka gjatësi 250 metra.
Ndryshe, muaj më parë ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka kërkuar cilësi në punë nga kompania ndërtuese, dhe që ky projekt të punohet me standarde të larta sigurie, e me tërë infrastrukturën e nevojshme.
Lekaj kishte theksuar se tuneli ka rëndësi të madhe për qytetin e Mitrovicës./Telegrafi/