Site icon Telegrafi

Nesër fillon fushata zgjedhore, PZAP mbanë konferencë

Nesër (e mërkurë) zyrtarisht do të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

Për dhjetë ditë, partitë politike dhe kandidatët do të kenë mundësi të shpalosin programin e tyre para elektoratit.

Lexo po ashtu Të mërkurën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore, ky është numri i votuesve dhe partive politike në këto zgjedhje

E pikërisht kur jemi një ditë para fillimit të fushatës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor. Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Lexo po ashtu Këta janë numrat rendor në fletëvotim të pesë partive-koalicioneve më të mëdha në vend

Kujtojmë se ditë më parë KQZ ka bërë të ditur se numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e 6 tetorit, është 1,937,868.

KQZ ka vendosur që numri i fletëvotimeve të cilat do të shtypen të jetë 1,801,800.

Më 19 shtator ka filluar votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Votimi me postë përfundon me 5 tetor. /Telegrafi/

Exit mobile version