Telegrafi

Nesër fillon “Egjeli” (Foto)

Seriali i njohur humoristik “Egjeli” fillon nesër(e diele) me episodet e reja të sezonit të ri.

Episodet e këtij emisioni do të transmetohen në Radio Televizionin Publik të Kosovës, transmeton Telegrafi.

Lajmin për këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet aktori Vedat Bajrami, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në Instagram, ku tregon se episodi i ri fillon në orën 20:40.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë “çmenduritë” e reja nga aktorët më humoristikë në Kosovë. /Telegrafi/