Telegrafi

Nesër, Ecja “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”

Nesër, në Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral, Organizata pȅr Arsim, Shkencȅ dhe Shȅndetȅsi „KISCOMS“, realizon Ecjen e tretë me radhë, “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur” që ka për qëllim informimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Sipas një njoftimi nisja bëhet në ora 10:30 nga sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti. Ecja realizohet nën kujdesin e ambasadorëve të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”.

“Po ashtu, lepuroshi i projektit, bashkarisht me Dentistët dhe studentët e drejtimit të Stomatologjisë, si dhe me ambasadorët e projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur”, do të shpërndajnë brusha të dhëmbëve“, thuhet në njoftim.

Sipas tyre gjatë kësaj kohe, do të jepen edhe mesazhet edukuese e promovuese për Ditën ndërkombëtare të Shëndetit Oral./Telegrafi/