Nesër duhet të mbahet seancë parlamentare në të cilën do të debatohet në lidhje me shkarkimin e prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërlevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Seanca për ndërrimin e Zvërlevskit është propozim i Qeverisë e cila ka konstatuar se ai në mënyrë joligjore dhe jo adekuate e ka kryer detyrën e tij.
Ky propozim është pranuar nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik. Në propozimin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit, qëndron se kërkohet shkarkimi i Zvërlevskit për shkak se në mënyrë të paligjshme dhe jo profesionale ka kryer detyrën e tij. /Telegrafi/