Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes nëpër ultësira parashihet mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s. /Telegrafi/