Nga Qyteti i Shkupit informojnë qytetarët se nesër dhe pasnesër në rrugën “Dimitrija Çupovski”, në qendër të qytetit do të ketë regjim të përkohshëm të komunikacionit për shkak të kryerjes së punëve ndërtimore.
“Për shkak shtrimi të asfaltit në “Dimitrija Çupovski”në pjesën nga kryqëzimin me sheshin “OBRM” deri tek udhëkryqi me “Shën Klimenti i Ohrit” nesër (07.06.2019, e premte), duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 7:00 të datës 08.06.2019 do të jetë e mbyllur për komunikacion të tre korsit”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Gjithashtu, automjetet që udhëtojnë përgjatë rrugës “Vasil Glavinov” në udhëkryqin e rrugës “Dimitrija Çupovski” do të mund të lëvizin drejtë sheshit “OBRM” dhe në të majtë drejt Qendrës.
Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë sinjalet e caktuara të rrugës dhe të lëvizin me shpejtësi sipas kushteve të rrugës./Telegrafi/