Telegrafi

Nesër dhe pasnesër në Kosovë, shi dhe borë

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet parshihet të jenë më të theksuara në viset e larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 2 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes. /Telegrafi/