Telegrafi

Nesër dhe pasnesër në Kosovë, ftohtë dhe pa të reshura

Foto: Ilustrim

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell, por me temperatura të ulëta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

Do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Telegrafi/