FFK ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Islandë, do të dalin në shtije të mërkurën në mbrëmje.
Ndeshja do të zhvillohet me 24 mars në Loro Boriçi.
Federata e Futbollit e Kosovës njofton se biletat e prodhuara kanë elemente të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit ‘Loro Boriçi’ është i kompjuterizuar.
Biletat janë pak më lirë se në ndeshjen kundër Kroacisë, por të larta duke e pasur parasysh që ndeshja nuk zhvillohet në Kosovë.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:
Tribunat E2, E3, E4 = 7 Euro
Tribunat E1, E5 = 15 Euro
Tribunat D1, D4 = 15 Euro
Tribunat D2, D3 = 20 Euro
Tribunat C1, C5 = 15 Euro
Tribunat C2, C3, C4 = 7 Euro
Tribunat A, B = 55 Euro
Tribuna VIP = 110 Euro