Site icon Telegrafi

Nëse yjet e futbollit do të ishin Gjeneralë, ata do të dukeshin kështu (Foto)

Cristiano Ronaldo është kurorëzuar si perandori i Evropës pas ngritjes së trofeut në Paris, por një fans e ka bërë të “pavdekshëm” duke e pikturuar si një gjeneral ushtrie.

Artisti italian Pupazzaro pikturon futbollistë në veshje ushtarake.

Ajo çfarë për të fillimisht ka qenë një hobi, tashmë është kthyer në biznes pasi janë të shumtë lojtarët që i kërkojnë atij që t’i realizojnë një portret.

Përveç yllit të Real Madridit, ai ka pikturuar edhe futbollistë të tjerë nga nata e finales së Euro 2016, si Nani, Paul Pogba, Hugo Lloris, Antoine Griezmann dhe Olivier Giroud, transmeton TCH.

Pupazzaro në fakt quhet Fabrizio Birimbelli, një programues kompjuterash 43-vjeçar në Romë.

Ai filloi të pikturonte lojtarë të cilët luani te ekipi i tij i zemrës AS Roma gjatë kohës së lirë, para se fansa të ndryshëm t’i kërkoni që të pikturonte portrete të idhujve të tyre përreth botës.

Exit mobile version