Pas një lufte të mundshme me Floyd Mayweather ku Conor McGregor tha se jam i gatshëm, por se Floydi ka frikë, tashmë është hapur një tjetër pistë.
Është duke u folur që irlandezi të jetë pjesë e WWE dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti.
“Mendoj se e gjitha është për biznes”, ka thënë Audie Attar për ESPN.
“Nëse WWE na bën një ofertë të mirë, ne do e marrim parasysh. Ne jemi këtu, le të më thërrasin, mund të bisedojmë”, ka shtuar agjenti.
Lufta e tij mund të jetë ndaj John Cenas, pasi disa ditë më parë McGregor e kishte tallur atë me disa fjalë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4J_XZRiXL3s