Site icon Telegrafi

Nëse vuani nga djersa gjatë natës, nuk jeni vetëm – 30% e femrave e përjetojnë këtë fenomen

Imagjinojeni skenën: Shkoni në shtrat herët, e veshur me pizhamet e preferuara… vetëm për t’u zgjuar në orët e hershme të mëngjesit nga i ftohti dhe e mbuluar me djersë.

Nuk keni pasur ankthe dhe dhoma e fjetjes nuk është aq e nxehtë sa për t’ju djersitur, transmeton Telegrafi.

Por, përse pra po ndodh kjo?

Djersitjet gjatë natës mund të jenë pjesë e rregullt dhe jo e mirëseardhur e rutinave tona të gjumit. Efekti më negativ është se e dëmton kualitetin e gjumit dhe e zvogëlon produktivitetin në ditën pasuese.

Më e keqja është fakti se 30% të femrave e përjetojnë këtë.

Shkaktarët më të shpeshtë të kësaj përfshijnë konsumimin e tepërt të alkoolit, infeksionet, ankthet dhe problemet e ndryshme me gjumë.

Edhe nivelet e ulëta të estrogjenit mund ta çrregullojnë termometrin e brendshëm duke e nxitur trupin të ftohet kur nuk ka nevojë fare.

Kështu, zgjidhja më e mirë mbetet që të mos vishni pizhame të ngrohta kur flini ose të mos mbuloheni me çarçafë të trashë.

Edhe pesha e tepërt mund të jetë fajtor, prandaj përpiquni të humbni pak peshë. /Telegrafi/

Exit mobile version