Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov u vunë përballë sy më sy për herë të paër në prag të përballjes së tyre në UFC 229, në atë që ishte një konferencë eksplozive për shtyp.
Irlandezi u shfaq me brendin e tij të viskit, “Proper No. 12” teksa ka ndërprerë në gjysmë fjalët e kundërshtarit rus në Radio City Music Hall të Neë Yorkut.
“The Notorious” siç është tipike për të e sulmoi verbalisht rivailn e tij, duke u fokusuar në incidentin e prillit, ku McGregor pranoi fajësinë dhe ju shmang burgut.
“Nëse do të kishe zbritur nga ai autobus do të ishte i vdekur tani dhe unë në qeli”.
“Kur personi që po e kërkoje u shfaq te ti, e bëre në vete në fund të busit. Ai do të ishte në një arkivol e unë do të isha në qeli”, u shpreh McGregor.
“Unë jam këtu për ta rarhur këtë djalosh. A nuk më keni parë jashtë autobusit, ju tregova duart, pa armë, të kërkova të zbresësh nga autobusi, ti flet gjëra të mëdha, tash je këtu, ai u fsheh prapa femrave”, u shpreh McGregor.
Nurmagomedov dhe një numër i luftëtarëve mbetën në autobus para Barclays Center kur McGregor holli një gjësend të metalt në drejtim të autobusit, duke lënduar Michael Chiesan dhe Ray Borg.
Pesë muaj më vonë, McGregor dominoi konferencën për shtyp të enjtën mbrëma, një ngjarje që u mbajt pa fansat e pranishëm në të.
Nurmagomdeov gjatë gjithë kohës teksa po e sulmonte verbalisht McGregor qëndroi i qetë dhe i palëkundur.
McGregor ka dy vjet që nuk ka luftuar në tetëkëndësh duke pushuar nga UFC për të luftuar ndaj Floyd Mayëeather Jr në gusht të vitit 2017.
Shumë njerëz besojnë se Nurmagomedov, i cili ka 26 fitore e asnjë humbje në karrierën profesionale, do të ketë formulën e duhur për të thyer McGregorin.
Gjithçka është gati për duelin i cili besohet se do të htyejë të gjitha rekordet e UFC si ngjarja më e madhe në historinë e organizatës.
Plot gjysmë milionë adhurues shikuan konferencën për shtyp të dy luftëtarëve.
E më 6 tetor do të shihet nëse McGregor është në gjendje që t’i realizojë premtimet e tij të dhunshme, ose kundërshtari i tij fjalëpak do t’ia dalë t’ia prishë festën. /Telegrafi/