Site icon Telegrafi

Nëse do të varej nga ushtarë si ky, Putini me siguri do ta humbiste luftën

Një ushtar rus u mbërthye në një tabelë gjatë një ngjarjeje ushtarake ku mori pjesë edhe presidenti Vladimir Putin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, parashutisti, i quajtur gjithashtu Vladimir, përfundoi i bllokuar në një tabelë dhe i varur disa metra në ajër pasi humbi kontrollin e parashutës së tij, e cila mbante ngjyrat e flamurit rus.

Ai përfundimisht u hoq nga tabela në Tyumen, Rusia jugore, dhe u trajtua nga mjekët për prerje sipërfaqësore në gjoks dhe gjunjë.

Siç thuhet më tej, 56 vjeçari, po shënonte Ditën e Mbrojtësit të Atdheut, e cila u nis nga Putin duke lavdëruar trupat e vendit të tij që janë gati përgjatë kufirit ukrainas përpara një pushtimi të mundshëm.

Ushtari rus synonte të zbriste pranë të ashtuquajturës Ura e të Dashuruarve, një vendkalim këmbësorësh mbi lumin Tura të ngrirë në Tyumen.

Ai ishte hedhur me të tjerët nga një helikopter por në erërat e forta, ai zbriti me shpejtësi drejt lumit të ngrirë dhe pajisja e tij u ngatërrua me një shenjë ndërsa mijëra njerëz po vëzhgonin nga toka. /Telegrafi/

Exit mobile version