Site icon Telegrafi

“Nëse do të mund t’i jepja sytë, do t’i jepja atij” – djali i legjendës së Anglisë është verbuar në moshën 17 vjeçare

Kjo diagnozë ndryshoi gjithçka për familjen e legjendës së futbollit: djali i Michael Owen u sëmur me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare. Një sëmundje e pashërueshme që prek shikimin, ndërsa James u verbua kur ishte vetëm 17 vjeç.

Në një intervistë të përbashkët, të dy kanë treguar për “Daily Mail” goditjen që pësoi familja.

Ish-sulmuesi më i mirë anglez bëhet emocional kur flet për rastin. “Ai do të thotë gjithçka për mua. Nëse do të mund t’i jepja sytë, do t’i jepja atij”, deklaroi Owen.

Diagnoza e djalit të tij fillimisht ishte e vështirë – ai madje u rrënua pasi mësoi për efektet e sëmundjes. Adoleshenti nuk do të jetë kurrë në gjendje të drejtojë një makinë.

“Ai nuk mund të flasë me gjyshin e tij dhe mua në kafene për lojërat e futbollit në TV”.

“Është diçka me të cilën ai duhet të jetojë dhe të përshtatet”, tregon Owen.

Ekipi babë-bir dëshiron të inkurajojë të sëmurët e tjerë – duke bërë një dokumentar që quhet “Futbolli është për të gjithë”, i cili do të transmetohet në janar.

James është mirënjohës për mbështetjen e madhe të babait të tij. Kjo e ndihmoi atë “të shihte gjithçka me më shumë pozitivitet”.

“Gjithmonë mërzitesha kur kthehesha nga shkolla, sepse nuk isha në gjendje të bëja të njëjtat gjëra që bënin fëmijët e tjerë. Dhe disa njerëzve u pëlqente të talleshin me mua”.

“Unë atëherë isha një person krejtësisht tjetër. Tani e shoh gjithçka shumë më pozitivisht. Kjo është për shkak të babait tim”, tregon James.

Fjalë të forta nga 17-vjeçari – që në fëmijëri ëndërronte të bëhej futbollist profesionist sikurse që ishte babai i tij, i cili luajti për klube si Liverpool, Real Madrid, Newcastle, Stoke City dhe Man Utd. /Telegrafi/

Exit mobile version