Telegrafi

Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për grabitje!

Policia e Kosovë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për grabitje në kryeqytet.

Në njoftim thuhet se sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e  personit  që shihet në fotografi.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje”, njofton policia, transmeton Telegrafi.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192. /Telegrafi/