Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar për vjedhje të rëndë dhe vjedhje të rëndë në tentativë.
Ngjarja ka ndodhur më 28.02.2024, në rrugën “William Walker” në Prizren.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, përkatësisht Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, ka bërë publike fotografitë e personave të kërkuar dhe shënimet e tyre me autorizim të Prokurorisë së Prizrenit.
Policia i bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar, ta njoftojnë Policinë ose të kontaktojnë stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat kontaktuese për të raportuar informacionet janë:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
029 244 -740 – Stacioni Policor Prizren
E-mail: info@kosovopolice.com
Njoftimi është publikuar më 26.11.2024.